Gjokoviç: Ishtë një privilegj, e ndjeva më shumë se një betejë

Kur arrin kaq lart është e vështirë të mbushesh me frymë, dhe kampioni i ri (dhe i vjetër), u desh të mendohej përpara sesa të fliste. Kishte mbajtur shumë fjalime në karrierë, por ky ishte më i veçanti për vetë faktin se barazoi rekordin botëror të Grand Slemeve. Novak Gjokoviç padyshim që ishte i emocionuar. “Dua së pari të falenderoj Mateon për finalen që zhvilloi, – tha kampioni serb, – ai pati një turne të madh, dhe një ndeshje të shkëlqyer. Nuk është mirë të humbësh finalen, por ti ke një karrierë të madhe para vetes. Është vetëm fillimi. Të fitoja Uimbëlldonin ka qenë gjithnjë një ëndërr e madhe e imja, ndërsa tani kam arritur deri këtu. Asgjë nuk është arritur lehtë, janë dashur sakrifica. Është një nder i madh që luaj dhe fitoj këtu, një privilegj”.

Sfidanti.al