Çfarë synon Ramosi tek Paris SG? Asgjë tjetër përveç Championsit numër 5!

Ka katër trofe të tillë, po aq sa Lionel Mesi, ndërsa vetëm legjenda të tillë si Fransisko Gento e Kristiano Ronaldo janë përpara tij. Sergio Ramosi dëshiron trofeun e 5-të të Championsit në karrierë, dhe kjo ishte arsyeja që zgjodhi Paris SG, përpara Arsenalit dhe Mançester Sitit. Të paktën, kështu thotë 35-vjeçari spanjoll. “Unë vura re sidomos fuqinë e këtij klubi, – tha ai në televizionin e PSG-së, – urinë që kanë këtu për trofe dhe lojtarët që kanë. Yjet duan që të vijnë në një klub të tillë. Ata kanë luajtur në finalen e Championsit, janë shumë pranë fitimit të këtij trofeu, dhe kjo gjë më tërheq më shumë. Kjo martesë mund të jetë vetëm e përsosur. Nëse unë do të jap kontribut për këtë, do të ishte e mrekullueshme”. Ramos fitoi Championsin me Realin në vitet 2014 dhe 2016-2018, ndërsa Ronaldo ka 5 trofe e Gento ka rekordin me 6.

Sfidanti.al