Në Francë thonë: Mbape dëshiron të ikë? Lamtumirë zotëri!

Morali i fabulës është që nuk ia vlen t’i lutesh askujt, qoftë ky edhe një nga të ardhmet e futbollit botëror. Kilian Mbape dhe Paris SG janë kthyer në “telenovelën” e verës, dhe klubi francez është bëjë një tjetër “FC Hollivud”, si dikur Bajerni apo Reali. Kjo nuk ka lënë shije të mirë tek mediat dhe gazetari Daniele Riolo i RMC Sportit ka deklaruar se kështu nuk mund të vazhdohet. “Nëse Mbape ka dëshirë të largohet, atëherë “lamtumirë zotëri”, – shkruan ai, – situata është bërë groteske. Mbape nuk dëshiron të flasë me Leonardon dhe bisedimet dëshiron t’i bëjë vetë Al Helaifi. Mbapeja ka 6 muaj që tallet me klubin”.

Sfidanti.al