Mançini e pranon: Italia ime u detyrua të vuante!

Të kesh 33 ndeshje radhazi pa humbje nuk është rastësi dhe tregon diçka, po ashtu do të jetë shumë e vështirë “ta thyesh këtë arrë” në finalen e Kampionatit Europian, por edhe trajneri Roberto Mançini e pranoi se Italia e tij e pati shumë pisk ndaj Spanjës. Gjysmëfinalja në “Uembli” u fitua vetëm pas penalltive dhe pasi spanjollët mbajtën 65-70 për qind të zotërimit të topit. “Thuajse askush nuk kishte besim tek ne, por ja që arritëm finalen, – tha tekniku i kaltër, – e dinim se do të ishte e vështirë, pasi nuk ka skuadër më të mirë në botë sesa Spanja për zotërimin e topit. Na krijuan probleme dhe u desh të “futeshim mirë në llogore” për t’i përballuar. Dua t’i heq kapelen Spanjës, një skuadër e mrekullueshme. Ndodh që kemi fituar duke luajtur në sulm, por ndodh që të fitosh edhe kështu”.

Sfidanti.al