“Natyrisht kënaqesh më shumë kur fiton sesa kur humbet, por mendoj se duhet të jemi krenarë për ekipin tonë kombëtar”. Këto ishin fjalët e para të Luis Enrikes, trajnerit të Spanjës, pas gjysmëfinales me Italinë në Euro 2020. “Këtë turne kemi fituar përvojë dhe kemi qenë një ekip besnik i lojës sonë nga fillimi deri në fund, – vazhdoi ai, – ekipit i vendos notën 9, që të gjithë lojtarët kanë qenë shumë të mirë. Italia deshi të shkonte tek penalltitë, ndërsa ne mund të kishim luajtur edhe 30 minuta më shumë. Ne deshëm që të fitonim, ndërsa Italia u mbrojt dhe luajti me kundërsulm”. Trajneri veçoi Dani Olmon që “zhvilloi një ndeshje për manual”, por theksoi se Pedri ishte zbulimi i Europianit. “E kuptoi kush që ishte 18 vjeç? – tha ai, – atë që bëri Pedri nuk e kam parë ta bënte 18 vjeç as Don Andres Iniesta”.
Sfidanti.al