E përditshmja kryeqytetase në Francë pohon se klubi i sheikut Al Helaifi ka hequr dorë nga ëndrra për të bashkuar Mesin me Nejmarin. Në Paris u mendua se kjo mund të ndodhte, ndërsa Barcelona po haste vështirësi për të mbajtur superyllin, por duket se gjithçka ka marrë fund. Presidenti katalanas, Laporta, ka deklaruar se “bisedimet për rinovimin e Mesit po ecin mjaft mirë”, ndërsa La Liga duket se do ta ndezë “dritën jeshile” për kontratën e argjentinasit. Pra, PSG-Mesi nuk bëhet dhe Nejmar do të mbetet vetëm, por ekziston mundësia që brazilianit t’i gjejnë shoqëri. Kilian Mbape sipas të gjitha gjasave do të largohet për tek Reali, ndërsa në vend të tij mund të vijë Kristiano Ronaldo nga Juventusi.
Sfidanti.al