Njërën prej kaviljeve e ka si prej “xhami”. Harri Kejn është një futbollist i madh, por ka një “dhembër Akili”, dhe pikërisht kavilja “shqetësuese” iu dëmtua përsëri. Sulmuesi kryesor i Totenhemit, dhe shpresa më e madhe e golit për këtë sezon, doli nga fusha me paterica në ndeshjen e Premier Ligës në fushën e Bornmuthit.
