Endi Merrej nuk riaftesohet; do te mungoje ne Australian Open

Endi Merrej do te jete mungesa e madhe e Australian Open. Tenisto britanik ish numri 1 i renditjes ATP, nuk eshte riaftesuar nga demtimi i pesuar ne ijen e djathte gjate turneut te Wimbledon ne 2017 dhe dite me pare kishte deklaruar edhe terheqjen nga turneu i Brisbejn.

‘Per fat te keq, kete vit nuk do te marr pjese ne Australian Open-tha Merrej-nuk jam ende gati per te konkurruar ne nivelet me te larta. Shpresoj qe te kthehem sa me shpejt ne fushat e lojes’.

Merrej, 5 here finalist ne Australian Open, tani gjendet ne vendin e 16 ne renditjen ATP. Australian Open do te zhvillohet ne 15-28 janar, nderkohe qe nje mungese tjeter e rendesishme e ketij turneu Grand Slam eshte edhe ajo e japonezit Nishikori.

Sfidanti.al