Trajneri i Celsit, Antonio Konte nuk ngurroi te ankohet ndaj drejtuesve te Celsit per merkaton pas barazimit 2-2 me Arsenalin. Tekniku italian eshte shprehur se rrallehere i jane plotesuar kerkesat ne merkato per nje arsye apo tjetren.
‘Nuk kam pretendime te medha ne kerkesat e mia ne merkato-tha Konte-historia e karrieres sime ka treguar se rrallehere me jane plotesuar deshirat ne kete pike. Klubet ku kam qene gjithnje jane perballur me momente kur u duhej te kursenin. Gjithsesi une kerkoj te bej punen time, drejtuesit perpiqen te bejne te tyren. Nese do te vijne perforcime do te jete dicka fantastike, ne rast te kundert do vazhdojme me lojtaret qe kemi’.
Ankesat e Kontes lidhen me faktin se drejtuesit e Celsit nuk munden te sillnin ne Stamford Bridge mbrojtesin Aleks Sandro dhe mesfushorin Vidal qe u kerkuan me ngulm nga tekniku italian.
Sfidanti.al