Dinamo e Kievit në krizë, ka fituar për herë të fundit më 28 shtator

Dinamo e Kievit që, sikurse dihet, ndodhet në grup me Skënderbeun e Korçës në Ligën e Evropës, duket se është përfshirë  në një krizë të madhe, ndërkohë që, në raundin e 13-të të kampionatit ukrainas, barazoi 1-1, jashtë fushës së vet, me ekpin modest, Karpati. Shahtjori (Shahtar) i Donjeckut që kryeson kampionatin dhe që po shkëputet, gjithnjë e më shumë nga rivalët e tij më të afërt, ka, tani, 33 pikë, shtatë më shumë se Dinamo e Kievit që nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në shtatë ndeshjet e fundit.

Ekipi i fundit që Dinamo ka mundur, është Partizani i Beogradit (2-3), më 28 shtator, në raundin e dytë të Ligës së Evropës. Që atëkohë, ekipi i Kievit është mundur nga Donjecku në një ndeshje miqësore dhe Cernomorjeci i Odesës në kampionatin ukrainas, ndërsa ka barazuar me ekipet Zorja, Shahtjor dhe, tani, edhe me Karpatin, si edhe me Jang Bojsat në Ligën e Evropës.

Dinamo e Kievit, këtë të enjte, në kuadrin e Ligës së Evropës, do të luajë në Bernë me Jang Bojsat, ndërkohë që Partizani i Beogradit do të presë në stadiumin e vet Skënderbeun e Korçës.

Sfidanti.al