Ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit Xhevat Prekazi thotë se shqiptarët duhet të vijnë në një numër më të madh që të luajnë futboll në Serbi. Prekazi, i lindur në Mitrovicë, gjatë karrierës së tij, ka luajtur mjaft mirë me bluzat e Partizanit të Beogradit dhe të Gallatasarajit turk, ku është bërë një legjendë e vërtetë. Ai, tani, është angazhuar si trajner i të rinjve të “bardhezinjve” të Partizanit, ndërkohë që vetkuptohet se prononcimet e tij për ndeshjen me Skënderbeun e Korçës tërheqin vëmendjen e opinionit publik. Në një prononcim të tij për televizionin Klan, ai, midis të tjerave,shprehu dëshirën që Partizani ta mundë ekipin mik nga Shqipëria, një vend, për të cilin ai tha se konsideron se futbollistët e tij duhet të tregohen më të hapur sa i përket ardhjes në Serbi:
“Përse shqiptarëtnuk luajnë futboll në atë mënyrë që lojtarë nga Serbia shkojnë tani që të luajnë në Shqipëri? Shumë shqiptarë më marrin në telefon dhe më thonë se kanë djem të vegjël shumë të talentuar të tyre, por, megjithatë,nuk i dërgojnë ata në Serbi. Shikoni, unë, tani, kam në ekipin që stërvis, tre djem shqiptarë dhe që të tre ata janë pranuar shumë mirë nga të tjerët”, vuri në dukje Prekazi.
Sfidanti.al