Partizani i Beogradit – apel “Varrmihësve”parandeshjes me Skënderbeun e Korçës: “Pa urrejtje dhe pa shovinizëm”

 

Klubi i Partizanit të Beogradit u ka bërë thirrje tifozëve të vet, “Grobari” (Varrmihësit), që të bëjnë tifozllëkme korrektësi dhe objektivitet sportiv në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Skënderbeut të Korçës që do të zhvillohet në stadiumin e tij, në Humska të Beogradit, më 2 nëntor, me qëllim që të shmangen incidentet që me siguri do të bënin që UEFA ta dënonte përsëri klubin e “bardhezinjve”.

“Të gjithë, ne, e ndjejmë atmosferën që po rrethon ndeshjen mes Partizanit tonë dhe Skënderbeut të Korçës. Ne jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun që përmban kjo ndeshje, sidomos, duke parasysh edhe faktin se Partizani është dënuar me kusht nga UEFA. Kështu, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për neve, si në planin konkurrues, ashtu edhe në atë organizativ. Ne duam një fitore sportive, që ta vazhdojmë konkurrimin tonë evropian, por ne duhet ta tregojmë këtë, sidomos, në aspektin organizativ”, thuhet në njoftimin, të publikuar nga Partizani i Beogradit në prag të ndeshjes.

Duke iu drejtuar atyre tifozëve individë që, me trazirat që kanë shkaktuar, kanë provokuar incidente dhe, si pasojë, edhe sanksionet përkatëse nga UEFA, klubi beogradas i mësipërm vë ne dukje:

“Ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë që trazira të ndodhin edhe në ndeshjen me Skënderbeun, kështu që Partizani ka marrë masat përkatëse të sigurisë me këtë rast. Tifozllëku duhet të jetë korrekt dhe sportiv, pa parrulla shovniste, fashiste dhe sulme të tjera të kësaj natyre. Mos hidhni parrulla ndaj kundërshtarëve mbi baza nacionale, mos lejoni shprehje të urrejtjes ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar. Cdo situatë e krijuar e tillë, thirrje ose parrulla urrejtjeje ndaj kundërshtarëve mund të çojnë në sanksione të reja nga ana e Komisionit Disiplinor të UEFA-s”, thuhet në njoftimin publik të Partizanit të Beogradit.

Sfidanti.al