Trajneri italian, Karlo Ançeloti, që ka drejtuar, deri pak kohë më parë, Bajernin e Mynihut, zbuloi se përse u shkarkua nga Bajerni i Mynihut dhe sesi janë planet e tij në të ardhmen e afërt. Sikurse dihet, Ançeloti u shkarkua, shtatorin e kaluar, por, sidoqoftë, ai do ta marrë pagën e tij deri në qershor të vitit të ardhshëm, kur edhe atij i skadon, zyrtarisht, kontrata me këtë klub gjigand gjerman.
“T’ju të them të drejtën, klubi nuk kishte më besim te puna ime, kështu që, për mua, erdhi koha që të shihja më përpara. Tani, unë kam kohë që ta shoh të ardhmen time më me qetësi. Do t’i shoh ofertat e reja, kur të më skadoj kontrata në qershor”, vuri në dukje Ançeloti në “Radion Uno”, duke shtuar:
“Tani, unë synoj ndonjë projekt serioz që ta shqyrtoj me seriozitet dhe qetësi,duke qenë se kam edhe kohë. Pres propozimet përkatës që të kem mundësi që të zgjedh. Premier Liga është mjaft interesante, pasi atmosfera atje është e pazakontë, megjithëse edhe në Bundesligë stadiumet mbushen plot. Përditë, ka spekulime lidhur me të ardhmen time, nëse do të shkoj në Kroaci, Kinë, tek Evertoni ose Celsi. Nuk dua që të mërzitet miku im, Antonio Konte, me të cilin unë flas shpesh në telefon”, tha Ançeloti.
Sfidanti.al