Totenhemi e “kafshon” 3-1, Real, tani po që është një makth!

U duk sis haka kur Reali superkampion nisi të lëkundej në këtë sezon. Barazimet në shtëpi në La Liga bënë që të niste të mbetej prapa nga Barcelona, por askush nuk mendonte se do të ndodhte një gjë kaq e keqe. Championsi, La Liga dhe dy Superkupat e fituara në gusht, ishin tepër shumë për ta besuar. Gjithsesi, ja ku jemi. Reali është 8 pikë prapa Barçës në ligën spanjolle, ndërsa sapo e mbylli 1-3 ndeshjen në “Uembli” ndaj Totenhemit në Champions. Dil Ejli (Dele Alli) dy herë dhe Eriksen ishin autorët e golave për “gjelat”

Një gol i të zakonshmit Kristiano Ronaldo nuk mjaftoi për madrilenët që gjithsesi u kualifikuan, por në mënyrën më të keqe të mundshme. Duke u shkatërruar vetë në Londër, por duke përfituar nga fakti se Dortmundi nuk arriti dot më shumë se barazimin me APOEL-in e Qipros.

Një godjtje edhe për gjysmëfinalisten e vjetshme, Monakon, që është në prag të eleminimit pas barazimit në fushën e Beshiktashit. Pikërisht turqit dominojnë grupin dhe kryesojnë.

Spektakël në “San Paolo”, por me “foto të përmbysur”. Mançester Siti fitoi 4-2 ndaj Napolit me golat e Otamendit, Stounsit, Agueros dhe Stërlingut. Sukses 3-0 për ekipin tjetër anglez, Liverpul, që mposhti Mariborin.

Sfidanti.al