Ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit Xhevat Prekazi thotë se shqiptarët duhet të vijnë në një numër më të madh që të luajnë futboll në Serbi. Prekazi, i lindur në Mitrovicë, gjatë karrierës së tij, ka luajtur mjaft mirë me bluzat e Partizanit të Beogradit dhe të Gallatasarajit turk, ku është bërë një legjendë e vërtetë.