Dëmtohet dhe Kevin Love, mungesa e radhës në NBA All Star Game

Kevin Love është basketbollisti i radhës që humbet ndeshjen e NBA All star game që do të luhet në 18 shkurt për arsye dëmtimit. basketbollisti i Cleveland Cavaliers që ishte pjesë e Team Lebron për këtë përballje, u dëmtua në dorën e majtë gjatë ndeshjes që skuadra nga Ohio luajti me detroit Pistons që në fund e humbi me rezultatin 114-125. Pasi kreu testet mjekësore, rezulton se Kevin Love nuk do të kjetë në ndeshjet e Klivlend për të paktën 6-8 javë.

Por Love nuk është i vetmi basketbollist që ka humbur ‘Team Lebron’ Në NBA All Star Game; janë detyruar të ‘braktisin’ këtë sfidë edhe Demarkus Kouzins i Nju Orlins Pelikans dhe Xhon Uoll i Uashington Uizards.

Edicioni i këtij viti i NBA All star game ka pësuar disa ndryshime. sfida nuk do të jetë më mes Konferencës së Perëndimit dhe të Lindjes, por mes atyre të kapitenëve që dalin pas votimeve në internet dhe për këtë vit kemi të bëjmë me Team Lebron dhe Team Stephen me Xhejms dhe Kërrin që rezultuan më të preferuarit. të dy këta basketbollistë kanë bërë edhe zgjedhjet e tyre për formacionin bazë pa parë aspak Konferencën në të cilën luajnë kolegët e tyre.

sfidanti.al