Arsenali, tjetër lajm i mirë; Ozil është drejt rinovimit

Pasi mbylli çështjen Obamejang, Arsenali duket se është shumë pranë mbyulljes së një tjetër historie; atë të mesut Ozil. Sipas medias britanike dhe asaj gjermane drejtuesit e Topçinjve të Londrës kanë mundur të bindin mesfushorin gjerman që të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Ozil, kontrata e të cilit është drejt përfundimit, ka pranuar të rinovojë atë deri në vitin 2021 duke siguruar në të njëjtën kohë edhe një pagë prej 18 milionë Eurosh në sezon. në sezonion aktual të premier Leagues, mesut Ozil ka luajtur 20 ndeshje duke shënuar 4 gola. në total, që nga momenti i transferimit të tij në kryeqytetin anglez, Ozil ka luajtur 136 ndeshje në kampionatin anglez me 27 gola dhe 51 assiste.

sfidanti.al