“Fitore e humbur” për Totenhemin, Kejn mund të mungojë gjatë

Njërën prej kaviljeve e ka si prej “xhami”. Harri Kejn është një futbollist i madh, por ka një “dhembër Akili”, dhe pikërisht kavilja “shqetësuese” iu dëmtua përsëri. Sulmuesi kryesor i Totenhemit, dhe shpresa më e madhe e golit për këtë sezon, doli nga fusha me paterica në ndeshjen e Premier Ligës në fushën e Bornmuthit. Spërsat fituan 4-1 (pasi u ndodhën në 0-1), ndërsa Kejn jo vetëm që nuk shënoi asnjë gol, por edhe u dëmtua.

Ekziston rreziku që kapiteni i Anglisë të mungojë disa javë, gjë që do t’i prishte shumë punë Totenhemit për të siguruar kualifikimin për në Champions. Për momentin, ndodhet në vendin e tretë, plotësisht i kualifikuar, me 1 pikë më shumë sesa Liverpuli, por gara pritet e fortë deri në fund, pasi edhe Çelsi i vendit të pestë nuk është më shumë se 5 pikë larg. Trajneri Poçetino është i lumtur për përgjigjen e ekipit pas humbjes me Juventusin, por shumë I mërzitur për Kejnin.

Sfidanti.al