Goli i Imobiles i lë të gjithë “pa lëvizur”, por VAR-i heq fitoren

Lacio padyshim nuk është ndër ekipet e privilegjuar të Serisë A, pavarësisht se presidenti i saj, Lotito, thuhet se ka mjaft pushtet në ligën profesioniste. Trajneri Simone Inzagi dhe drejtori sportiv Igli Tare janë ankuar shpesh për gjykimet, por asgjë nuk ka ndryshuar, dhe e keqja ndodhi edhe këtë fundjavë.

Goli i shënuar me takë nga Çiro Imobile vërtet shpëtoi barazimin (të paktën) dhe bëri xhiron e botës, por nuk mjaftoi për fitoren dhe për të kompensuar gabimin e gjyqtarit. Ishte vetë Imobile që pretendoi, me të drejtë, një penallti, por që nuk u dha nga gjyqtari i ndeshjes, i cili as nuk denjioi të shikonte pamjet me teknologjinë VAR.

“Përse kur luan Lacio nuk e shohin kurrë VAR-in, – protestoi Imobile, – ndaj meje ishte penallti e pastër”. “Lacio është dëmtuar nga VAR-i”, – protestoi edhe Inzagi, ndërsa duhej të kishte thënë se ekipi i tij po dëmtohet nga njerëzit që (keq) përdorin VAR-in.

Sfidanti.al