Dorëzohet edhe “maratonomaku” Insinje, Sarri mendon “magjinë”!

Lorenco Insinje ka qenë si një “maratonomak” siç quhej në Greqinë e Lashtë, apo si një “stakanovist” siç quhej në kohët sovjetike. Ylli italian i Napolit luajti ndaj Juventusit ndeshjet e 60-të radhazi si titullar në çdo konkurrim, pa humbur as edhe një të vetme. Pas këtij numri jubilar, talenti i Italisë do të detyrohet ta shohë ndeshjen në vijim ndaj Fejënordit, nga televizori, nga stoli, ose nga shkallët e stadiumit.

Insinje do të mungojë për shkak dëmtimi dhe ndoshta trajneri Sarri mund ta lerë pushim në Napoli për të mos e lodhur me udhëtime. Trajneri napolitan po mendohet për të zgjidhur “nyjen”, pra për të gjetur zëvendësuesin më të mirë të talentit të tij. Si alternativa janë polaku Zielinski dhe kroati Rog. Ndeshja në Holandë ndaj Fejënordit është vendimtare në Champions, pasi skuadra italiane kërkon fitoren dhe kualifikimin, gjithnjë nëse ndihmohet edhe nga Siti. Ka gjasa që Sarri të rrezikojë dhe ta ketë Insinjen të paktën në stol.

Sfidanti.al