Për fat dueli do të jetë i lehtë dhe mungesa e tij nuk do të ndihet, por gjesti bëri bujë. Marko Asensio nuk i pëlqeu shumë këmbët e tij (apo ndoshta dikush tjetër nuk ia pëlqeu), ndaj edhe nxitoi të bënte depilimin, por i ndodhi diçka e papritur.
Ylli i ri i Realit pësoi një infeksion në këmbë, pikërisht për shkak të heqjes së qimeve, si rrjedhojë e ndonjë pakujdesie. Besohet se trajneri Zidan do t’i ketë tërhequr vëmendjen djalit të ri, të cilit vetë Zidan i ka thënë se “ke të majtën më të mirë në botë pas Lionel Mesit”. Nuk mund të imagjinohej kjo në klubin më të madh të botës, por ja që ndodh, pasi edhe futbollistët, sidomos ata fare të rinj, janë njerëz të zakonshëm.
Sfidanti.al