Zbulohet misteri ‘social’ i Balotellit, vajza shtatzënë quhet Clelia

Zbulohet misteri i fundit ‘social’ që ka të bëjë me Mario Balotellin. Sulmuesi i Nice që ditët e kaluara postoi një Instagram foton e një vajze shtatzënë duke bërë që të flitej menjëherë për të se imund të bëhet baba për herë të dytë, ndërkohë që identiteti i kësaj vajze nuk dihej. Tani kjo u zbulua nga e përjavshmja ‘Chi’ dhe ajo quhet Clelia. Është 26 vjec, jeton në Zvicër dhe është në muajin e 9 të shtatzënisë. I ngjan shumë ish të dashurës së futbollistit Fanny Neguesha me këtë të fundit që tani është e lidhur me Lemina, dhe takohet shpesh me Balotellin e miqtë e tij në Nice. Ishte vetë drejtuesi i kësaj revistë Alfonso Signorini që e kontaktoi Clelian, por kjo e fundit preferoi të mosi përgjigjej pyetjes se cili ishte babai i fëmijës së saj.

sfidanti.al