McLaren do furnizohet me motorët Renault dhe do të mund të mbajë Fernando Alonson ne 2018. Ai që thotë këtë është Bernie Ecclestone i cili në një intervistë për ‘Daily Mail’ ka konfirmuar divorcin mes skuderisë britanike të Formula 1 dhe Hondës dhe arritjen e një marrëveshjeje me Renault. ‘Marrëveshja mes McLaren dhe Renault është fakt i kryer dhe Alonso do të qëndrojë, gjë që përbën një superlajm-deklaroi Ecclestone-nuk e kuptoj se si McLaren do të jetë më mirë me Renault se me Hondën. Nuk është faji i Hondës që gjërat nuk shkuan mirë, por i vetë McLaren. Cdo ditë në këtë skuadër luftohej për gjithcka, në vend që të punohej me stafin e Hondës’.
sfidanti.al