‘Tabu’-ja u thye, Gianluigi Buffon, portieri i 138 ‘viktimë’ e Messit.

Te Juventusi po krenoheshin të gjithë, Buffon nuk kishte pësuar asnjë gol nga Lionel Messi. Por cdo gjë e ka një herë të parë, dhe portieri i Juventusit nuk bëri përgjashtim në këtë pikë. Në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Juventusit në Camp Nou, argjentinasi e ndëshkoi 2 herë Buffon në fitoren 3-0 të katalanasve dhe tashmë numri i portierëve të rënë viktimë e tij ka shkuar në 138. Por statistikat e Messit nuk rreshtin së pasuruari. ‘Pleshti’ arriti në kuotën e 96 golave në 116 ndeshje të Ligës së Kampioneve, nga të cilat 59 i ka shënuar në fazën e grupeve, ndërsa 37 në fazën e eliminimit direkt. Përsa i përket sezonit, 8 gola në 6 ndeshje të luajtura tregojnë formën e shkëlqyer që po përjeton ky futbollist i cili dita ditës po përgënjeshtron të gjithë ata që flasin për një ‘perëndim’ të karrierës së tij.

sfidanti.al