Havier Pastore kthehet ne problem per Paris Sen Zhermen. Futbollisti argjentinas nuk eshte paraqitur ne seancen stervitore te se enjtes, duke bere qe te ndizen zerat e merkatos edhe pse te klubi parizien u perpoqen te minimizonin ceshtjen. Klubi parizien e justifikoi mungesen e tij duke theksuar se ishte per motive personale.
Kjo situate e krijuar nuk e ka lene aspak indiferent Interin qe vazhdon te shpresoje sidomos tani qe eshte hapir edhe merkatoja dimerore e transferimeve. Interi eshte ne pole position per te siguruar sherbimin e Pastores pavaresisht pergenjeshtrimeve te agjentit te tij.
Sfidanti.al