Konor Mekgregor vazhdon pushimet e tij pas ndeshjes ndaj Flojd Mejuedhërit, ndërsa në kampionatin botëror UFC të arteve të përziera marciale ka ngjarje interesante. Njëra prej tyre ishte fitorja absolute e luftëtarit nga Dagestani, Habib Nurmagomedov, i cili lufton për flamurin e Rusisë, duke qenë Dagestani pjesë e Federatës Ruse. Nurmagomedov mposhti bindshëm Edson Barbozën
