Edhe pse nuk luftoi, u dënua: Mekgregori sulmon gjyqtarin!

Kampioni irlandez i MMA-së (arte marciale të përziera), Konor Mekgregor, shkaktoi një incident të madh mbas një ndeshjeje në Dublin, ku u përballen Carli Uord dhe Xhon Redmond. Mekgregori “çmendet” edhe kur nuk ndeshet vetë. I entuziazmuar nga rezultati i ndeshjes, Mekgregori hyri më vrull në ring që të përshëndeste fituesin, por, me këtë rast, “preku” gjyqtarin e ndeshjes, më saktë, e shtyu atë me forcë dhe, tani, ai ndodhet përballë rrezikut të një dënimi serioz.

Mekgregori ndodhej në atë ndeshje për të bërë tifozllëk për kolegun e tij të ekipit, Carli Uord, që e nxori nokaut kundërshtarin e tij që në raundin e parë. Menjëherë, në “oktagon”, në kundërshtim me rregullat, hyri luftëtari irlandez, të cilit gjyqtari i ndeshjes i tha se vendi i tij është jashtë ringut. Atëherë, irlandezi reagoi me furi, e shtyu gjyqtarin, i tregoi atij gishtin e mesit të dorës dhe u nxor jashtë “kafazit të luftës” vetëm me ndihmën e rojave të sigurisë.

Sfidanti.al