Mos u zini gjelat e Vlorës, sepse “pulat” e Federatës po kënaqen me ju!

Nuk mjafton që Flamurtari ka një ushtri kundër me “pula e me gjela” nga ato që maskohen me uniformën zyrtare, por kundër ekpit punon edhe ‘ora e shtrenjtë vlonjate”.Futbolli jonë është aq i çuditshem sa humbet ndeshjet derbi në fushë, dhe krijon derbin e polemikës midis individëve. Ky i Vlorës midis dy shefave, Gjika dhe Idrizi, dy “sheikëve” që i ka bashkuar vetëm Flamutari dhe i ndan një thes me paragjykime. Në vend që gara të jetë se cili do ta shpallë kampion ekipin vlonjat, gjoksit i bien gabimisht këtë herë, duke favorizuar edhe klimën që përcjell ekipi zyrtar, i cili ka vite që tregon talentin e keq për të djallosur fatin e Flamurtarit. Një fat që po të lexosh fundin e filxhanit të kafesë së ekipit bregdetar kupton se është një rrugë e gjatë dënimi, në fushë pika e bardhë nxjerr tym të zi,kurse jashtë fushë, pikërisht në shkallët e stadiumit, “gjelat e Vlorës’ dënohen se duan të nënshtrojnë pulat e FSHF-së.

Sa shumë larg ikëm nga derbi Idrizi-Gjika, derbi për të cilin e blejnë me qejf  biletën në të zezë njerëzit e FSHF-së. Ku ka më mirë se klubet të prishen vetë, pa futur duart djalli zyrtar.  Këto ditë është provokuar prapë, si me porosi, loja që mbahet me pahir midis shefave te parase. Një herë del në sulm Sinani, një herë Gjika. Në Vlorë askush nuk ka qejf të qëndrojë në mbrojtje. E pyetën ditët e fundit Shpëtimin nëse ka një shpëtim nga ky derbi, të cilin e vuan Flamurtari më shumë  :

“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje dhe nuk më pëlqen që të bëj replika në gazeta. Ju si gazetar përse nuk e pyesni zotin Idrizi, ku i ke dokumentet, na i jep dhe na i vendos në dispozicion. Të dalin dokumentet për këtë gjë dhe të shikohet ku është firma ime aty. Në këto kushte nuk mund të flas”.  E vrau, s’e vrau, kështu do të vazhdojë nëse duan që t’i shkojnë pas skemës madhore te zyrave, ajo që nuk shëron plagë, por interesohet që t’i mbajë gjatë si pacientë të perhershem.

Sfidanti.al