Gjatë sezonit veror të kaluar të transferimeve, u bënë disa transferime bnombastike, më i madhi, ai i Nejmarit që u shit nga Barcelona te PSZH-ja për shumën marramendëse prej 222 milionë eurosh. Por, sidoqoftë, edhe këtë janar, priten transferime të tjera “bombë”. Mediumi spanjoll “Diario Gol” shkruante,, se Reali i Madridit dhe PSZH-ja do të mund të marrin pjesë në një nga trasferimet më të mëdha dhe se fjala është për mbrojtësin Markinjos.
Sipas gazetës së mësipërme, “mbretërorët” janë gati që të paguajnë 80 milionë euro dhe, nëse ky trasferim do të realizohet, atëherë, futbollisti i lartpërmendur brazilian do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Më parë, për këtë mbrojtës 23-vjeçar ka treguar interes edhe Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al