E vunë në mes një ikonë të modës si Donatela Versaçe. Dy kampionë sa të ndryshëm, aq edhe të ngjashëm, ishin pranë e pranë në një sfilatë mode në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar. Ljuis Hamilton, kampion i sapokurorëzuar i Formula 1, dhe Konor Mekgregor, sundues i Arteve të përziera marciale, bënë shaka e qeshën me njëri-tjetrin në Çmimet e Modës 2017 në Sallën Mbretërore “Albert” në Londër.
Hamilton dhe Mekgregor ishin veshur “sipas vendit” me kostume të veçantë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, edhe ata si yje të vërtetë të modës. Mekgregor, i përzier në shumë ngjarje të papëlqyera që pas humbjes me Flojd Mejuedhërin, ndjeu kënaqësi të pozonte në krah të disa femrave të shquara si Rita Ora, Irina Shaik apo Xhurdan Djun.
Sfidanti.al