Mekgregor e mbajte fjalën, e kalove Kristianon në Listën e Parave!

Ndeshja në Las Vegas nuk shkoi aq keq për të. Konor Mekgregor jo vetëm rezistoi 10 raunde përballë boksierit të pathyer, Flojd Mejuedhër Xhunior, por edhe fitoi një shumë financiare që nuk e kishte parë ndonjëherë në jetën e tij. E gjitha kjo pritet thuajse me siguri të plotë që ta bëjë sportistin e dytë më të paguar në botë për këtë vit, i lënë pas vetëm nga Mejuedhër. Kjo do të thotë se irlandezi do të mposhtë në renditjen “Forbs” (Forbes) legjendën Kristiano Ronaldo, që ishte vjet sportisti më i paguar në botë.

Kjo u kujton mediave historinë e takimit mes tyre vjet, në Las Vegas, ku Kristiano shkoi të shikonte stërvitjen e Konorit. Irlandezi i tha: “Unë jam sot në vendin e 35-të në botë për fitimet, ndërsa ti je numri 1, por për një vit besoj se do të të arrij”. “Unë nuk mendoj kështu”, – ishte përgjigja e yllit të Realit.

Mekgregorit i doli fjala. Ai pati një ngjitje të fortë që përpara Mejuedhërit, pasi ndeshjet ndaj Nejt Diazit dhe Edi Alvarezit i dhanë 27 milionë dollar, duke e ngjitur në vendin e 24-ët në botë deri përpara ndeshjes në Las Vegas. Vetëm me ata 10 raunde, kampioni i arteve të përziera marciale (MMA, UFC) fitoi 85 milionë euro apo edhe më shumë (mbi 100 milionë dollarë). Plot 77 milionë euro fitoi vjet Kristiano Ronaldo (mbi 92 milionë USD), pra më pak sesa Konor këtë herë. Sa për “madhërinë e tij”, Flojd Mejuedhër, ky fitoi me 10 raunde 250 milionë euro (300 milionë USD).

Sfidanti.al