Arsenali dëshiron sulmues dhe jo para, refuzon 55 milionë për Sançezin!

Të dy stafet janë gati dhe pritet vetëm një sinjal, që Aleksis Sançez të bëjë një tjetër vizitë mjekësore dhe të veshë një tjetër fanelë. Veçse këtu thuhet një “prit”! Arsen Venger mësohet se ka hedhur poshtë një ofertë të shkëlqyer, 55 milionë euro, nga Mançester Siti për sulmuesin e tij më të mirë. Trajneri i Arsenalit quhet më shumë një ekonomist i mirë sesa një trajner i mirë, por këtë herë profesioni i tij i vërtetë doli më ndikues. “Nuk kam çfarë t’i dua 55 milionë euro dy ditë para mbylljes së transferimeve, pasi nuk mund të gjej asnjë lojtar të përshtatshëm, – mësohet të ketë thënë ai, – hallin tim, pa Sançezin, e zgjidh një tjetër sulmues i madh”.

Rahim Stërling jo se nuk pëlqehet (Siti e ofroi si pjesë e biznesit), por nuk e ka personalitetin dhe klasin e sulmuesit kilen. Futbollisti i Anglisë duket një fëmijë në krahasim me një “burrë” si Sançez, që ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 19 asiste në 51 ndeshje për Arsenalin, me 1 gol në çdo 141 minuta. Vetëm Sergio Aguero mund t’ia mbushë mendjen Vengerit, por pritet sesi do të përfundojnë bisedimet. Londinezët kanë vetëm një pikë të dobët në gjithë këtë histori, kontrata e Sançezit përfundon vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al