“Bakllavaja” e parë i shijoi shumë, edhe pse i ra rëndë në stomak. Konor Mekgregor po mendon më shumë për sfida me fitime të larta prej dhjetëra milionë dollarësh sesa për specialitetin e tij të arteve të përziera marciale (MMA). Luftëtari irlandez, pas humbjes me Flojd Mejuedhër të Riun, po përpiqet të rregullojë një tjetër duel “të kryqëzuar”, atë me boksierin filipinas, Manu Pakiao.
Të dyja palët janë shprehur të gatshme të diskutojnë një ndeshje në Las Vegas, që me shumë gjasa mund të materializohet në prill dhe që besohet se do të sjellë fitime të mëdha për të dy. Mekgregor, kampion i kampionatit UFC, thuhet se fitoi 100 milionë dollarë nga ndeshja e humbur me Mejuedhërin, dhe këtë herë mund të fitojë përsëri shumë, ndonëse jo në këto nivele.
Sfidanti.al