Në “Mestaja” të Valencias, “i vjedhuri” ishte Lionel Mesi pasi nuk iu quajt një gol “i qëruar”ndaj vendasve. Mbrëmjen e fundit, Spanja vështroi me tmerr një tjetër “masakër” në mungesë të teknologjisë në futboll, atë që pësoi Las Palmasi në fushën e Alaveshit. Ish-skuadra e Xhani De Biazit fitoi 2-0 dhe i dha më shumë shpresë vetes për të mbijetuar, por pati edhe fatin me vete.
Gjyqtari katalanas, Medie Himenez, nuk sinjalizoi një penallti të qartë, të tillë që mediat spanjolle e quajtën “penalltia më e qartë e La Ligës”. Në zonën e rreptësisë, lojtari maroken i Las Palmasit, Usama Tanane e preku topin përpara mbrojtësit vendas, Duarte, i cili nuk pati zgjedhje tjetër përveçse t’i jepte një goditje të tmerrshme që thuajse ia këputi këmbën. Marokeni u shtri në tokë nga dhimbja, por arbitri vazhdoi lojën krejt gjakftohtë.
Sfidanti.al