Një video e shëmtuar ishte momenti-kyç i Liverpulit të Klopit

Liverpuli sapo ishte mundur paq 1-4 në fushën e Totenhemit, dhe trajneri Jurgen Klop po dilte me kokën ulur nga stadiumi i shkëlqyer “Uembli” i Londrës. Gjermani, gjithnjë optimist dhe me fantazi edhe në momentin më të zi, vendosi se çfarë do të bënte me lojtarët e tij. Këtë e tregon njëri nga futbollistët, holandezi Vajnaldum, i cili thotë se Klopi e mori gjithë skuadrën dhe e vendosi para televizorit ku përsëriti 95 minutat e videos së ndeshjes së humbur ndaj Spërsave.

“Trajneri nuk bërtiti, – u shpreh holandezi, – por, me qetësi dhe vendosmëri na pyeti se nëse na kishte pëlqyer vetja në atë ndeshje. Më pas, nisi të bisedonte me ne, për të gjetur mënyrën sesi të ndryshonim”. Ndryshimi ndodhi vërtet shpejt dhe prej asaj dite Liverpuli ka 5 fitore e vetëm 1 barazim në Premier Ligë, ndërsa pati sukses edhe në Champions (7-0 ndaj Spartakut të Moskës). Plot 22 nga 26 golat e fundit i ka shënuar “katërshja përrallore” (Fab Four në anglisht) e përbërë nga Kutinjo, Salah, Firmino dhe Salah. Të dielën, Liverpuli pret Evertonin dhe është në formë të madhe, ndërsa Vajnaldum bën shaka: “Kjo do të jetë ndeshja më e madhe e sezonit për Evertonin dhe njëra nga më të mëdhatë për ne”.

Sfidanti.al