Ka një kërcënim për dy derbit e Premier Ligës, dëbora

Parashikimi meteorologjik nuk është aspak i këndshëm për biznesin e Premier Ligës dhe për tifozët. Pikërisht në javën kur luhen dy sfida të mëdha, dy derbi në Mançester e Liverpul, pritet të ketë reshje të mëdha dëbore në ishullin britanik. Zyra kompetente paralajmëron se dëbora mund të nisë të bjerë pak orë para fillimit të takimeve Man. Junajtid-Man. Siti dhe Liverpul-Everton.

Kjo mund të sjellë edhe shtyrje të ndeshjeve, diçka që ka ndodhur në të kaluarën dhe që nuk do të pritej mirë nga klubet dhe tifozët për shkak të ngjeshjes së kalendarit dhe pritshmërisë së lartë për të parë dy përballje spektakolare. Do të ketë jo vetëm reshje dhe besohet një shtresë e trashë dëbore, por edhe temperatura nën zero.

Sfidanti.al