Mejuedhër tregon se përse Mekgregor arriti t’i lëshonte aq shumë grushta!

Flojd Mejuedhëri Riu e fitoi siç edhe pritej ndeshjen ndaj Konor Mekgregorit. Amerikani favorit meritoi gjithçka, veçse pati edhe diçka që rac në sy, pikërisht numrii madhi goditjeve nga ana e irlandezit. Mekgregor lëshoi gjithsej 430 grushta ngatë cilët 111 ishin të saktë. Kjo do të thotë se ai ishte më mirë sesa kampioni filipinas, Manu Pakiao që pati 81 grushte të saktë në një total prej 429 të tillësh. Kjo e shtyu Xhorxh Foremanin të thoshte se “të gjithë ata që u tallën me Mekgregorin duket të tërheqin fjalët mbrapsht

Boksieri tashmëi tërhequr amerikan tregon sesi e kishte menduar ndeshjen. “Plani ishte që të lejohej Mekgregor të lëshonte grushtat e tij, dhe unë t’i përgjigjesha me grushte në trup. Natyrisht, kjo e ndihmoi irlandezin që të ishte mëi saktë, duke goditur në pozicione të pazakonshme. Gjithsesi, Mejuedhër shton se “plani ishte ky, që ai të lodhej, dhe rreth minutës së 25-të, sipas fjalëve të amerikanit, Mekgregor “ishtei vdekur”.

Sfidanti.al