Kingsli Koman është një nga të rinjtë më premtues të futbollit. Sulmuesi 21-vjeçar ka fituar 5 tituj kampion në 3 shtete, si dhe merr 70 000 euro në javë tek Bajerni, por 1 prej këtyre eurove është i detyruar ta paguajë si dëm simbolik ndaj ish-shoqes së tij. Ky është vendimi që mori gjyqi në Francë, që e gjeti fajtor Komanin për dhunë ndaj Seforë Guanjanit, nënës së fëmijës së tij. Sefora e çdo në gjyq Kingslin dhe tregoi një raport se nuk kishte shkuar 8 ditë në punë për shkak të dëmeve të pësuara nga dhuna e tij. Gjyqi po ashtu e gjobiti futbollistin me 5 000 euro. Edhe pse, ndoshta, jo në përmasat e fenomenit në Shqipëri, edhe në Francë apo në futbollin europian ekziston dhuna e burrave ndaj grave.
Sfidanti.al