Konor Mekgregoir vazhdon të jetë një furi në ring gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndaj Flojd Mejuedhër Xhuniorit. Kampioni i arteve të përziera marciale (MMA) ftoi gazetarët dhe kamerat në stërvitje, ndërsa dhuroi një seancë të plotë të goditjeve të fuqishme ndaj thesave me veshje lëkure. “Unë nuk jam aspak i huaj në boks, – tha ai, – unë kam boksuar gjatë gjithë jetës sime, ndaj e kam përvojën dhe jam i përgatitur”.
Irlandezi 29-vjeçar ka besim tek cilësitë e tij, si reflekset, por sidomos aspekti fizik. “Unë kam cilësi të mëdha, jam i madh dhe i fortë, dhe unë stërvitem fort, – u shpreh Mekgregori, – ata që më kritikojnë, duan të më ulin, por nuk do t’ia dalin. Unë kam planin tim të ndeshjes dhe do ta zbatoj pikë për pikë, si gjithmonë”. “Pas fitores me Mejuedhërin, kam ndërmend të dominoj edhe UFC-në (artet marciale), edhe boksin me grusht të hekurt”, – përfundoi sfidanti i amerikanit. Të shohim nëse këto fjalë do t’i kenë bërë ndonjë përshtypje boksierit të pathyer, Mejuedhër, i cili ka 49 fitore e 0 humbje në karrierë, por tani është 40 vjeç.
Sfidanti.al