Lindelof as në stol, e dashura Maja sulmon kritikët: Shkoni, pir…!

Edhe një suedeze mund të jetë “grenzë”, sikur të ishte një latine. E tregoi Maja Nilson, e dashura e futbollistit të Mançester Junajtidit, Viktor Lindelof. Mbrojtësi u la jashtë ekipit nga Zhoze Murinjo për ndeshjen e kampionatit, dhe pati shumë kritika për lojtarin e blerë për 30 milionë stërlina nga Benfika. Suedezi u afrua këtë verë, por trajneri vendosi të luante në qendër të mbrojtjes me dyshen Beili-Xhons, siç duket sepse Lindelof ka nevojë për kohë që të përshtatet. Ai nuk ishte as në stol, pra u detyrua ta ndiqte ndeshjen ndaj Uest Hemit, nga tribuna. Maja, e mërzitur nga kritikët, iu hodh atyre në “fyt” me një “sulm” në Tuiter. “Ju djem, jeni duke ma helmuar keq adresën time, – shkruajti ajo, duke përdorur një fjalë që nuk e zë “kalemi”, – dilni jashtë që këtu”.

Sfidanti.al