Dembele, Kutinjo dhe … Mbape. Kjo është treshja më e palumtur e futbollit në Europë këto ditë, dhe bëhet fjalë për yje të sportit. Kilian Mbape u bë i fundit që iu bashkua “shokëve”, pasi Monako vendosi t’i tregonte vendin adoleshentit potencialisht për të shtrenjtë në futbollin botëror. Trajneri Zhardim dhe presidenti rus nuk ia kanë falur dëshirën e shprehur (indirekt) për të shkuar tek Paris SG. Për klubin e Principatës ky është “mëkati cardinal”, diçka që nuk mund të tolerohet, ashtu siç i ndodhi Barcelonës 17 vjet më parë kur Luis Figo shkoi tek Reali.
Gjithsesi, nëse PSG vërtet këmbëngul, atëherë Monako do të zgjedhë një strategji tjetër: Ose Mbape do të detyrohet me forcë të qendrojë, ose do të transferohet në kryeqytet, por vetëm me një rekord të ri botëror. Pra, kartoni i tij duhet të kushtojë më shumë se 222 milionë eurot që PSG i pagoi Barcelonës për Nejmarin.
Sfidanti.al