Jemi 23 gusht dhe deri në mbylljen e fazës së transferimeve mungojnë edhe 8 ditë. Kjo do të thotë “vrapo, se nuk ke kohë” dhe Barcelona është e detyruar ta bëjë. Kjo, sidomos për Filip Kutinjon, ndaj edhe do të duhet të trokasë sërish në “derën” e Liverpulit për brazilianin, me një ofertë të re.
