Barcelona e ndërroi edhe një herë tjetër strategjinë e vet lidhur me përforcimet para fillimit të sezonit të ri, pasi Liverpuli bëri të ditur se ai nuk do ta lejojë, në asnjë mënyrë, Filipe Kutinjon që të largohet. “Të kuqtë” hodhën poshtë, këto ditë, një ofertë prej 100 milionë eurosh të Barcelonës për sulmuesin 25-vjeçar brazilian, kështu që katalonjasit kanë nisur, tani, përpjekjet, për transferimin e danezit Kristian Eriksenit 26-vjeçar që, në fakt, mund të kushtojë edhe më shtrenjtë, pasi pronari i Totenhemit, Daniel Levi, ka bërë të qartë se nuk do të shesë atë më pak se 100 milionë sterlina!
Sipas medias, ka shumë mundësi që kjo të jetë një lojë e Barcelonës, pasi, megjithëse Erikseni edhe mund të jetë një lojtar më i mirë sesa Kutinjo, klubi barcelonas shpreson se Liverpuli, megjithatë, do të jetë i detyruar që ta shesë futbollistin brazilian, sepse ky i fundit ka paraqitur kërkesë për transferim dhe, nëse kjo është e vërtetë, vështirë se “të kuqtë” do të mund ta mbajnë Kutinjon.
Sfidanti.al