Të gjithë qajnë për sulmuesin Ekuban, pale Partizani kur kujton se edhe vetëm një sulmues mund të shnderrohej në një repart. Katapultimi i tij vjen aq i ëmbël sa na gënjen mendjen edhe si reklamë për kampionatin tonë, sepse të lësh Partizanin për Lidsin është një bingo profesionale. Ekuban eshte i lire nga sekretet, ndaj zbulon fjalet që i thanë në momentin e parë kur u bë pjesë e Lidsit. “Sapo firmosa me Lidsin, trajneri Kristianen më përmendi faktin se Kris Uod kishte shënuar 30 gola një sezon më parë. “Ajo që thashë në ato momente ishte thjesht “uau”.
Për këtë arsye jam duke u përpjekur që të mësoj sa më shumë nga ai. Ai di si të luajë dhe si të lëvizë në zonë. Ajo që kam mësuar deri më tani nga seancat stërvitore që kam parë është se si ai i fshihet mbrojtjes dhe më pas të dalë në një moment të dytë prej saj për të ndëshkuar. Kjo është ajo që dua të arrij të bëj edhe unë”, ka mbyllur Ekuban, që duket tepër “i ndëshkuar” me fjalët e para në anglisht.
Por më e bukura është se edhe nga Shqipëria, nuk “e dënojnë” më pak sulmuesin, prej të cilit të githë kërkojnë kapërcimin e orbitës. Pas ndeshjes së parë angleze, Ekuban ka marrë një mesazh drogues nga ish-trajneri Starova, ku janë pak fjalë dhe me shumë peshë: “ Eku (emri përkëdhelës) komplimente për ndeshjen e parë. Mos harro se basti yt është që një ditë të luash për Realin…”
Sfidanti.al