Plasi dashuria franceze me Nejmar, nota 10 në ndeshjen e parë

Neymar ka shënuar gol dhe ka asistuar për një tjetër në debutim me PSG-në, i cili u vlerësua me notën 10.

Transferimi rekord, Neymar, që u ble nga Barcelona për 222 milionë euro, ka shkëlqyer në ndeshjen debutuese me Paris Saint Germain.

Ai shënoi gol dhe asistoi për një tjetër në fitoren prej 3:0 të PSG-së ndaj Guingamp.

Paraqitja mbresëlënëse e brazilianit u vlerësuar në fund pasi 25 vjeçari mori notën më të madhe, 10.

Kështu, Neymar e nisi për mrekulli aventurën te PSG-ja, aty ku synon të fitojë gjithçka që është e mundur që një ditë të ngritë lartë “Topin e Artë”, që është synim kryesor i ish yllit të Barcelonës.