Kaos te Barça: Reali e turperoi dy herë, Mesi e çmend me kushte!

Barcelona e nisi keq këtë sezon, duke pësuar dy humbje nga ekipi rival më  i madh i saj, Reali i Madridit, madje me rezultatin e përgjithshëm 5-1, në Superkupën e Spanjës. Klubi katalonjas ende duket i “tronditur” nga largimi i Nejmarit, kështu që duket e qartë se kryesia e këtij klubi duhet të mendojë seriozisht për përforcime të reja. Objektivë kryesorë janë Osman Dembele i Borusias së Dortmundit dhe Filipo Kutinjo i Liverpulit.

Mediumet spanjolle, ndërkohë, vënë në dukje se Barcelona ka një problem të ri, për shkak të të cilit ajo duhet të shpejtojë dhe këtë presion po e ushtron ylli kryesor i ekipit, Lionel Mesi që ende nuk e ka vënë firmën në kontratën e re me klubin. Thuhet se Mesi po pret një herë që të shohë sesi do ta mbyllë Barça këtë sezon veror transferimesh dhe nëse, në vend të Nejmarit, do të vijë ndonjë zëvendësues dinjitoz. Mesi konsideron se Dembele nuk është ndonjë zëvendësues i tillë dhe do që klubi të sjellë ndonjë nga bashkatdhetarët e tij, Paulo Dibala ose Anhel di Maria. Madje, pretendohet se Mesi ka vënë këtë kusht që ta nënshkruajë kontratën e re.

Sfidanti.al