“Ksavi i Ri” Seri ëndërron të luajë në krah të Kutinjos në “Kamp Nou”

Do të kushtojë 40 milionë euro, por është “pazar” i bërë. Zhan Mishel Seri do të jetë lojtar i Barcelonës këtë sezon, pasi klubi katalanas vendosi të paguajë klauzolën e transferimit në kontratën e 26-vjeçarit të talentuar të Nisës. Ëndrra tjetër e drejtuesve barcelonistë është që Seri të luajë në krah të Filip Kutinjos, edhe pse Liverpuli deri tani ka hedhur poshtë 130 milionë euro për brazilianin. Nëse kësaj dysheje do t’i shtohej edhe Usman Dembele, atëherë mund të thuhej me të vërtetë që klubi i famshëm nga Katalonja e kishte bërë zëvendësimin e Nejmarit “të pazëvendësueshëm”. Për të arritur “mollën e ndalueme”, do të duhet të tejkalohet rezistenca e Dortmundit, ndërsa shefi ekzekutiv Vacke pohon se “shanset që Dembele të largohet janë 50 me 50”. Pra, Barcelona paska shpresë realisht, edhe pse do t’i duhet të shpenzojë mbi 130 milionë euro.

Sfidanti.al