Dyqani madh “Megastor” i klubit katalonjas në “Kamp Nou” ka arritur që të shesë vetëm një bluzë të përforcimit të ri të Barcelonës, Paulinjo, dhe një tifoz nga Lindja e Largime është heroi që e ka blerë këtë bluzë! Të enjtën e fundit, Barcelona prezantoi, zyrtarisht, Paulinjon, për të cilin, për ta sjellë nga Kina, u paguan 40 milionë euro, por, sidoqoftë, shumica e tifozëve është skeptike rreth kësaj blerjeje dhe nuk e kupton këtë lëvizje të kryesisë së klubit. Ata nuk e kuptojnë sesi një lojtar që u konsiderua si një dështim i madh te Totenhemi, vjen nga kampionati kinez si përforcimi i katërt më i shtrenjtë në historinë e klubit?
Sigurisht, tregues i madh është edhe fakti sesa bluza me emrin e Paulinjos u shitën në dyqanin “Megastor” të klubit katalonjsas, pikërisht, ditën e prezantimit zyrtar të tij – zero bluza! Madje, bluzën me emrin e tij nuk e sheh as në vitrinë, por duhet që t’ua kërkosh shitësve! Kurse heroi i vetëm që e ka siguruar bluzën me emrin e Paulinjos, e ka blerë atë më internet.
Sfidanti.al