“Gjylja e fundit” e Barcelonës: Liverpul, ja 150 milionë euro për Kutinjon!

Jemi 23 gusht dhe deri në mbylljen e fazës së transferimeve mungojnë edhe 8 ditë. Kjo do të thotë “vrapo, se nuk ke kohë” dhe Barcelona është e detyruar ta bëjë. Kjo, sidomos për Filip Kutinjon, ndaj edhe do të duhet të trokasë sërish në “derën” e Liverpulit për brazilianin, me një ofertë të re. As paratë e gjithë botës nuk i vlejnë një klubi si ai i “Kamp Nout” nëse nuk ka sukses, ndaj shifra për Kutinjon do të rritet. Mediat flasin për 150 milionë euro, nga të cilat 110 milionë do të jepen menjëherë, ndërsa 40 milionë të tjera në formë shpërblimesh më vonë. Jurgen Klop, trajneri i të kuqve, deklaroi dje se gjithçka është në rregull me Kutinjon, dhe se lojtari do të vazhdojë në “Anfild”, por mbetet për t’u parë nëse kjo është një lojë apo një vendim i palëkundur.

Sfidanti.al