Dopingu nuk ka pasaportë, hakerat rusë sulmojnë futbollin!

“Arinjtë Tërheqës” janë rusë dhe aktiviteti i tyre është vjedhja e të dhënave sekrete nëpër arkiva. “Fansi Bers” (Fancy Bears) janë vërsulur ndaj dokumenteve që kanë lidhje me dopingun në futboll, dhe kanë zbuluar se ky sport nuk është aspak i pastër, siç pretendohet. “Arinjtë” ruse duket se janë pro Putinit dhe nuk përmendin 34 raste doping në futbollin rus që po hetohen nga FIFA, dhe që janë zbuluar nga juristi kanadez, Riçard Meklaren, mesa duket Lindja dhe Perëndimi zbulojnë lakuriqësinë e njëri-tjetrit.

“Arinjtë” kanë zbuluar një listë të 160 futbollistëve në të gjithë botën që dështuan në provën antidoping, po ashtu vodhën dokumentet e dopingut të përdorur në Kupën e Botës 2010, veçse brenda rregullave të miratuara nga ËADA. Bëhet fjalë për doping të përdorur me leje, kur ke nevojë shëndetësore, diçka që gjithnjë ka sjellë polemika të mëdha. Në listë ka 5 lojtarë të Argjentinës, dhe 4 të Gjermanisë. “Fansi Bers” kanë zbuluar më herët përdorim dopingu me leje nga dy sportistë britanikë, Bredli Uigins (çiklizëm) dhe Mo Farah. Uigins e ka marrë dopingun përpara garave të tij më të rëndësishme në 2011, 2012 e 2013.

Zbulimet ruse ndoshta mund të mos merren shumë seriozisht, por gjithsesi do të mjaftojnë për të tronditur sërish futbollin. Vitin e kaluar, tronditje solli ndëshkimi vetëm me 35 000 stërlina gjobë të Mançester Sitit që nuk u tregua korrekt me analizat antidoping.

Sfidanti.al